Polici serb tregoi vrasësin e Enver Zymberit


E mërkurë, 14 Maj 2014

Njëri nga të dyshuarit kryesorë për vrasjen e policit Enver Zymberi në korrik të vitit 2011,tashmë është në paraburgim, ndërkohë që ka fletarrest për grupin tjetër,të cilët kishin sulmuar njësinë speciale të policisë së Kosovës.

Identifikimi i të dyshuarve është bërë nga një pjesëtar serb i policisë së Kosovës,që ishte pjesëmarrës në aksion e i cili ka parë nga afër ata që kishin bllokuar rrugën.

Radovan Radiq (1981), Milan Vlashkoviq (1979) janë të akuzuarit kryesorë që dyshohet se në bashkëveprim me Ratomir Bozhoviqin (1969), Dushan Jovanoviqin dhe Radomir Kasaloviqin (1972) janë autorë të grupit kriminal që la të vrarë policin Enver Zymberi, gjatë përpjekjes së njësisë speciale ROSU, për të vënë nën kontroll shtetëror, pikat kufitare të veriut 1 dhe 31.

Sipas prokurorisë, polici Zymberi u vra nga gjuajtjet që erdhën nga mali në mes të fshatrave Varage e Zupç, pasi që konvoji i ROSU-s ishte ndalur nga barrikada e krijuar me vetura nga një grup serbësh.

Personat e dyshuar janë identifikuar nga një pjesëtar serb i policisë së Kosovës, i cili ishte pjesë e aksionit dhe i cili i ka parë nga afër ata që bllokuan rrugën. Ky polic tashmë ka statusin e dëshmitarit të mbrojtur.Njëri nga të dyshuarit kryesorë po mbahet në paraburgim, ndërkaq ndaj të tjerëve, tashmë ka fletarrestim./RTK/

Etiketa: