Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Policia arreston të dyshuarin që i vodhi kuletën 86 vjeçarit

Prizren Post | 16:34 - 30.05.2018

Prizren – Policia e rajonit të Prizrenit, ka arrestuar të dyshuarin A.K. pas një denoncimi se i njëjti kishte plaçkitur një plak të moshës 86 vjeçare.

Sipas raportit të policisë, plaçkitja ndaj të moshuarit kishte ndodhur në mesditën e së premtes që e kemi lënë pas, njofton Klan Kosova.

Gjatë intervistës, i dyshuari, i ballafaquar me provat materiale ka qenë bashkëpunues.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti mbetet nën masën e arrestit policor.


Etiketa:
Arivisti Company