Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Policia do ketë edhe armë të gjata

Prizren Post | 17:12 - 01.02.2019

PRISHTINË – Zyrtarët policorë të rendit publik të disa drejtorive rajonale dhe stacioneve policore, janë pajisur me armë të gjata, të cilat do t’i bartin gjatë patrullimit.

Baki Kelani nga Policia e Kosovës tha se fillimisht zyrtarët policor janë trajnuar për posedimin e armëve të gjata.

“Tani zyrtarët policor në disa stacione policore do të kenë armë të gjata që do të përdorin gjatë patrullimi të tyre”.

“Pra policia e Kosovës do të vazhdojë që të pajisë të gjitha stacionet policore në mënyrë që për rastet kur kërkohet përdorimi i tyre ata t’i kenë në për reagim të shpejtë”, tha Kelani në një video të publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.


Etiketa:
Arivisti Company