Policia e Kosovës mbyll kufirin në Bërnjak e Jarinë


E diel, 31 Korrik 2022

MITROVICË – Ministria e Punëve të Brendshme, ka mbyllur vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë, përkatësisht në Bërnjak dhe Jarinë.

Kjo për shkak të bllokimit të rrugëve me barrikada nga qytetarët lokalë serbë në veri.

Njoftimin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media.

“Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak”, thuhet në njoftim.

Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fyqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë më targat dhe dokumentet serbe.

Kryeminsitri Albin Kurtit, ka deklaruar të dielën se nuk do të ketë vend për tension, apo për destabilizim, pasi tha se po bëhet diçka legjitime, diçka legale.

“Nuk ka kurrfarë vendi për tension, nuk ka kurrfarë mundësie për destabilizim sepse po bëhet diçka legjitime, diçka legale. Ata që flasin për dhunë, barrikada, bllokime, destabilizim, tesione flasin për vete, nuk flasin për neve”.

“Ne jemi Republikë demokratike, parlamentare, paqësore dhe besoj që gjithçka do të shkojë qysh është më së miri. Ndërkaq, edhe një herë i ftoj qytetarët e Kosovëss, që kanë targa të kohës së Millosheviqit, që t’i konvertojnë në targa legale me akronimin e vendit tonë, RKS”, tha Kurti.

Etiketa: , , ,

Leave a Reply