Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Policia edhe me këpucë të reja nuk e ndal krimin e vjetër

Prizren Post | 16:45 - 29.11.2016

Prishtinë – Tash kur po ofrohet sezoni dimërorë, pjesëtarët e Policisë së Kosovës pritet që shumë shpejtë të shkojnë në punë me këpucë të reja, shkruan ORAinfo.

Pajisja e tyre me këpucë të reje do të bëhet pas shumë vonesave, pasi që disa herë tenderi për furnizim me këpucë është publikuar nga ana e PK-së, i njëjti është anuluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, qe ndryshe njihet si ‘Gjykata e Tenderëve’ për dyshime lidhur me keqpërdorime.

Zyra e Prokurimit në Policinë e Kosovës, ka shpallur kompaninë “Solid” nga Suhareka” fituese të tenderit “furnizim me këpucë”.

KRPP sot ka publikuar njoftimin për dhënien e kontratës, ku shihet se blerja e këpucëve buxhetit të shtetit do t’i kushtojë 873 mijë e 600 euro.

Në këtë tenderë kanë aplikuar tre kompani dhe oferta më e shtrenjtë ka qenë prej 150 mijë eurove në krahasim me kompaninë fituese. /ORAinfo/


Arivisti Company