E shtunë, 1 Korrik 2017
“Me datë 27.06.2017 në ora 16:20 Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka marr informacion nga një qytetar se një person ka kërcyer nga bregu i lumit në afërsi të Urës së Fshejt dhe i njëjti dyshohet se është fundosur.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka njoftuar të gjitha njësitet relevante lidhur me rastin”, thuhet në raportin e Policisë.
Tutje, thuhet se në vendin e ngjarjes janë përgjigjur shumë shpejtë ekipet për kërkim-shpëtim nga FSK-ja, pastaj disa ekipe vullnetare nga fshati Fshej, ekipi i zhytësve nga Mitrovica, ekipi i zjarrfikësve nga Gjakova si dhe ekipi mjekësorë nga spitali rajonal i Gjakovës, çdoherë të mbështetur nga zyrtarët policor nga Gjakova dhe Rahoveci.
“Pas një pune intensive sot me datën 01.07.2017 në ora 15:10 ekipi i FSK-së arriti të nxjerrë nga uji trupin e pa jetë të personit S.G i moshës 50 vjeçar nga Gjakova, trupi i të ndjerit është gjetur në afërsi të Urës aty ku edhe ishin dyshimet”, thuhet ndër tjerash.
Me urdhër të prokurorit të shtetit viktima do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Etiketa: Kosovë, Policia, Sali Gerqina