E shtunë, 14 Shkurt 2026

Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e një personi në Zhabar të Mitrovicës.
Avni Zahiti, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, tha për Klankosova.tv se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa viktima është i moshës madhore.
“Rreth orës 22:00 Policia ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri, të ndodhura në fshatin Zhabar te Mitrovicës se Jugut. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spital për tretman mjekësor. Njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetimet”, tha ai.
Ndryshe, zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu tha për Klankosova.tv se viktima ka mbetur i plagosur në këmbë dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
Burimi: klankosova
