Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Policia jep detaje rreth kërkimit të trupit të Sali Gërqinës

Prizren Post | 11:45 - 01.07.2017

Ai po konsiderohet i zhdukur, meqë ende nuk ka ende asnjë lajm për të.

Ekipet e policisë, bashkë me FSK’në e një grup tjetër të zhytësve tash e disa ditë janë duke e kërkuar trupin e Sali Gërqinës.  Por lidhur me fatin e tij ende nuk ka ndonjë të re.

Zëdhënësja në rajonin e Gjakovës, Lirije Podimaj, ka thënë të shtunën për Express, se FSAK bashkë me policinë janë duke i vazhduar kërkimet, mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë rezultat.

“Patrullat i kemi në vendin e ngjarjes, dhe FSK po vazhdon me kërkim. I kanë në mbështetje edhe njësitin e shfrytëzuesve vullnetar nga Mitrovica. Kërkimet do të vazhdojnë edhe për disa ditë”, ka thënë ajo.

Sali Gërqina njihet si njëri prej kërcimtarëve më të mirë në histori të Urës së Fshajt në stilin “dallëndyshe”.


Etiketa:
Arivisti Company