Policia vazhdon kërkimin e personit të zhdukur në Dragash


E premte, 16 Shtator 2022

DRAGASH – Policia ka vazhduar kërkimin e një personi të zhdukur në zonën e Dragashit, ku në ndihmë kanë ardhur edhe Policia e Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës, OJQ-ja e Kosovës për kërkim shpëtim, Policia e Maqedonisë në pjesën e saj dhe qytetarë nga Kosova e Shqipëria.

Gjatë kërkim – shpëtimit janë përdorur qentë e kërkimit, pajisje si motora terreni, dronë dhe paragllajd me motor.

“Kërkimi i personit do të vazhdojë, andaj Policia i falënderon të gjithë për bashkëpunimin dhe angazhimin e deritanishëm, dhe njëkohësisht fton qytetarët nëse kanë ndonjë informacion ta njoftojnë Policinë”, thuhet në komunikatën e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Etiketa: ,
Të fundit