Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Polonia po mendon të mbajë referendum për refugjatët më 2019

Prizren Post | 20:11 - 08.06.2017

Çështja e refugjatëve ka qenë një nga temat kyçe të fushatës zgjedhore të partisë nacionaliste PiS, në mënyrë të prerë kundër akomodimit të tyre, në zgjedhjet e 2015 ku kjo forcë politike fitoi shumicën absolute në Parlament.

“Ky referendum mund të zhvillohet ditën e zgjedhjeve legjislative më 2019, pasi në këtë mënyrë opinioni i polakëve për këtë çështje do të jetë i qartë dhe pa hije dyshimi për shumicën e re që do të dalë fituese nga ky proces zgjedhor’’, deklaroi presidenti gjatë një konference shtypi, përcjell Atsh.

“Sot, ky problem nuk parashtrohet më. Qeveria aktuale polake nuk është dakort me sistemin e kuotave (evropiane). Nuk jemi dakort me një rivendosje të detyrueshëm të refugjatëve në territorin polak”, shtoi presidenti, pjesë e strukturave të partisë konservatore dhe nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS) në pushtet.


Etiketa:
Arivisti Company