Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Pompeo: Koreja e Veriut e ka të qartë pse i kërkojmë denuklearizimin

Prizren Post | 00:23 - 28.06.2018

Washington – Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të mërkurën se ishte i bindur se Koreja e Veriut e kuptonte qëllimin e dëshirës amerikane për denuklearizim të plotë.

“Ne kemi qenë mjaft të qartë në bisedat tona për atë që nënkuptojmë kur themi denuklearizim të plotë”, tha Pompeo për një seancë dëgjimore të nënkomitetit të Senatit.

Ai tha se do të kryesonte bisedimet e vazhdueshme me Penianin dhe se ishte optimist se Shtetet e Bashkuara do të fillonin të tërhiqnin ushtarët e mbetur në Korenë e Jugut, në një të ardhme shumë të afërt.

Më herët, në një intervistë për CNN, Pompeo theksoi se SHBA-të nuk i kanë vënë asnjë afat konkret Koresë së Veriut, për të përfunduar procesin e denuklearizimit.


Etiketa:
Arivisti Company