Popoviq: BE për Kosovën i lejon Serbisë të mos i vë sanksione Rusisë


E shtunë, 21 Qershor 2014

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS), Aleksandar Popoviq, ka thënë sot se BE heshtazi i ka lejuar Serbisë që të mos i vë sanksione Rusisë, por që në rastin e Kosovës të plotësohen të gjitha kushtet.

Këto komente Popoviq i ka bërë gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të DSS-së të mbajtur sot.

“BE heshtazi i ka lejuar Serbisë që të mos e sanksionojë Rusinë, në mënyrë që t’i jep argumente qeverisë së Aleksander Vuçiqit për përdorim të brendshëm, derisa në të njëjtën kohë, e njëjta qeveri t’i plotësojë të gjitha kushtet që i vijnë nga Brukseli për Kosovën dhe Metohinë”, ka thënë Popoviq.

Ai ka folur edhe për ditën e “Shën Vidit”, që serbët e quajnë “Vidovdan” dhe e kremtojnë për të shënuar Betejën e humbur Mesjetare të Kosovës, duke thënë se kjo ditë na kujton neve se “është Kosova dhe Metohija dhe nuk ka asnjë “Republikë të Kosovës”./rtk/

Etiketa: , , ,
Të fundit