Pranga një të moshuari, trafikonte drogë


E hënë, 25 Nëntor 2013

TIRANË- Një sasi prej 34 kg drogë është sekuestruar nga policia e kryeqytetit në fshatin URË të Komunës Shëngjergj.

I arrestuari është shtetasi Enver Maxhaku 64-vjeç. Lënda narkotike është gjetur në stanin e të arrestuarit.

Bllokimi i drogës është bërë i mundur në kuadër të operacionit “Stuhia”. Droga ishte vendosur në tetë thasë, gati për tregun e shitjes (të brendshëm dhe të jashtëm).

Gjatë kontrollit në ambjentin ku qëndronte 64-vjeçari është gjetur edhe një armë gjahu teke dhe dhjetra fishekë , për të cilat ky shtetas nuk dispononte leje nga organet kompetente.

Sipas burimeve të policisë lënda narkotike ishte e llojit kanabis sativa. Ndaj 64-vjeçarit u përcaktua masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të kryer.

Etiketa: , ,
Të fundit