Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Pranimi i Kosovës në Interpol me pasoja jo vetëm për Serbinë

Prizren Post | 10:25 - 23.10.2018

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

BEOGRAD – Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq tha se çdo histori rreth kërkesës për pranimin e “shtetit të vetëshpallur të Kosovës” në Interpol paraqet politizim të kësaj organizate profesionale policore.

“Pranimi i mundshëm do të përbënte një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, theksoi ai për Kuririn serb, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu, deklaroi Stefanoviq, do të ishte një precedent që është në kundërshtim me rregullat e Interpolit, të cilat në mënyrë strikte dhe pa mëdyshje parashikojnë se vetëm shtetet anëtare të OKB dhe vëzhguesit e OKB mund të jenë anëtarë të Interpolit.

Sipas tij, vendimi i Asamblesë së Përgjithshme në pranimin e Kosovës do të ishte një vendim thjesht politik, i cili nuk bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe pasojat do të ishin të dëmshme jo vetëm për Serbinë, por edhe për të gjithë anëtarët e tjerë të Interpolit, shtoi ministri serb.

Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Interpol do të shqyrtohet më 20 nëntor, kur edhe do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e kësaj Organizate në Emiratet e Bashkuara Arabe./


Etiketa:
Arivisti Company