Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Premtohet mbështetje për komunitetin shqiptar në Kroaci

Prizren Post | 09:35 - 14.12.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Zagreb – Ministri i Diasporës, Valon Murati gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, i shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zagreb, Shkëndije Geci-Sherifi është takuar me deputeten e parë shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermira Përlaskaj – Lekaj.

Gjatë bisedës me deputeten Përlaskaj, ministri Murati e ka njoftuar për bisedat që i ka pas nëvazhdimësi lidhur me projektet e Ministrisë së Diasporës si me bashkatdhetarët tanë në Kroaci ashtu edhe autoritetet shtetërore kroate, duke kërkuar tani edhe mbështetjen edhe në nivelin legjislativ nga znj. Përlaska.

“Shqiptarët e Republikës së Kroacisë, për herë të parë do të përfaqësohen në Parlamentin e Republikës së Kroacisë nga ana e znj. Përlaskaj. Nga ajo kërkova që tani edhe në nivelin legjislativ të vazhdojë punën e mirë në ngritjen e zërit për interesat e komunitetit shqiptar që jeton në Kroaci, duke e njoftuar edhe me projektet e Ministrisë së Diasporës në rrafshin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, tërheqjes së investimeve, ruajtjes së identitetit dhe integrimit të pjesëtarëve të diasporës në vendet ku jetojnë, për çfarë edhe mora konfirmim për vullnetin e znj. Përlaska që nivelin e integrimit dhe projekteve që kanë lidhje me diasporën shqiptare tëngritët akoma më lartë”, tha ministri Murati.

Sipas ministrit Murati, është e arritur e madhe, madje edhe historike që komuniteti shqiptar të përfaqësohet në parlamentin kroat, shtet ky aleat i madh i Republikës së Kosovës në shumë rrafshe.

Gjatë kësaj vizite, ministri Murati u takua edhe me kryetarin e Unionit të Bashkësive Shqiptare të Kroacisë, z. Esad Çollaku dhe anëtarët e tjerë të kryesisë dhe përfaqësuesit e shoqatave, si dhe me kryetarin e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Zagrebit, z. ShuipZiberi, me të cilët u diskutua për shfrytëzimin i mundësive që qyteti i Zagrebit dhe tërë Republika e Kroacisë i ofron për komunitetet.

Ministri Murati përgëzoi për punën e Unionit dhe atë të Këshillit të pakicës kombëtare, duke shprehur mbështetjen e Ministrisë së Diasporës në projektet e vitit në vijim, njëkohësisht duke i inkurajuar që përpos ngjarjeve të ndryshme kulturore dhe sportive, një theks i veçantë t’i jepet mësimit plotësues të gjuhës shqipe për gjeneratat e reja të fëmijëve shqiptarë në Kroaci.
“Po ashtu, ministri Murati si mysafir i veçantë mori pjesë në Ditën e Këshillit Kombëtar Koordinativ tëPërfaqësueseve të Pakicave të Zagrebit, ngjarje kjo vjetore organizuar nga qyteti i Zagrebit, së bashku me kryetarin e qytetit, z. MilanBandiç si dhe korin diplomatik të akredituar në Republikën e Kroacisë. Gjatë këtij manifestimi, nga përfaqësuesja e komunitetit hebraik në Zagreb, u lexua në gjuhën shqipe, vjersha e shkrimtarit Ismail Kadare – “Mall”, thuhet në njoftim.

Ministri Murati në fund të vizitës, mori pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit solemn të rrjetit të studentëve dhe të rinjve të Kroacisë dhe Sllovenisë, të cilët i përgëzoi për punën e deritashme dhe uroi suksese të mëtejme./lajmi/


Etiketa:
Arivisti Company