Presidenti Erdogan i dhuron homologut egjiptian Sisi makinën elektrike turke Togg


Perşembe, Şubat 5th 2026
Presidenti Erdogan i dhuron homologut egjiptian Sisi makinën elektrike turke Togg

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka dhuruar homologut të tij egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, një makinë elektrike Togg të prodhuar në Turqi, raporton Anadolu.

Erdogan gjatë vizitës së tij zyrtare në kryeqytetin egjiptian Kajro ia dhuroi Sisit makinën Togg me skemë ngjyrash “Anatolia”, pas një ceremonie nënshkrimi dhe një konference të përbashkët për media.

Dy presidentët, të shoqëruar nga ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacir, u forografuan brenda makinës në kopshtet e Pallatit Al-Ittihadiya në Kajro.

Më pas, Erdogan u drejtua drejt hotelit për në seancën përmbyllëse të Forumit të Biznesit Turqi-Egjipt me makinën Togg, në timonin e së cilës ishte Sisi.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit