Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Presidenti Meta: Adem Demaçi, model i sakrificës për atdhe

Prizren Post | 10:09 - 28.07.2018

Prishtinë – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se veprimtari Adem Demaçi është model i sakrificës për atdhe si dhe model i shembullit dhe përkushtimit për lirinë e popullit.

Këto deklarime Presidenti shqiptar, Ilir Meta i dha sot në ceremoninë komemorative të veprimtarit Adem Demaçi i cili vdiq të enjten që e lëm pas në moshën 82 vjeçare.

”Veprimtari Adem Demaçi u bë për gjithë shqiptarët modeli i shembullit dhe përkushtimit për lirinë e popullit”.

”Jeta jote ishte luftë e ti këtë luftë e fitove, ishte sakrificë e përballim por t’i ja dole t’i tejkalosh ato”.

”Europa e gjithë Bota të njohu si Mandela i Europës, si i burgosur shqiptar”.

”Por ti do të mbetesh përjetë Adem Demaçi shqiptar”.

”Adem Demaçi, njeriu ndryshe i nënqiellit tonë. Dhimbja është sa një mal, i lehtë të qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshe me aq shumë besnikëri”.


Etiketa:
Arivisti Company