Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Presidenti Nishani uron presidentin Thaçi për rekomandimin për liberalizimin e vizave

Prizren Post | 16:39 - 04.05.2016

Tiranë – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, përmes një thirrjeje telefonike e ka uruar presidentin Thaçi për rekomandimin pozitiv të KE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në bashkëbisedë me Thaçin, presidenti Nishani ka thënë se ky vendim i Komisionit Evropian ka ardhur si rezultat i punës institucionale në përmbushjen e kritereve dhe reformave shumëvjeçare që ka bërë Kosova.

Bashkëbiseda e Thaçit me Nishanin është konfirmuar edhe nga Presidenca e Kosovës.


Etiketa:
Arivisti Company