Presidenti po e legjitimon pushtetin e Milloshevicit


E shtunë, 21 Maj 2016

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për t’i dhënë të drejtën e administrimit Manastirit të Deçanit mbi pronat e ndërmarrjeve “Iliria” dhe “Apiko”.

Sipas Ymerit, institucionet e Republikës së Kosovës do të duhej të ishin të kundërta, siç është shprehur ai, prej trashëgimisë fashiste e gjenocidale të Milosheviqit.

“Fatkeqësisht një institucion i Republikës së Kosovës, Gjykata Kushtetuese, legjitimoi një vendim të vitit 1997, me të cilin Qeveria e atëhershme e Serbisë ia kishte dhuruar pronat e ndërmarrjeve shoqërore Iliria dhe Apiko Manastirit të Deçanit”, thuhet në reagimin e të parit të VV-së.

Ymeri thotë se Kosova ka qenë e okupuar në mënyrë klasike nga Serbia, dhe regjimi i Milosheviqit ka qenë regjim okupator që ka ndjekur politika të fashiste, kolonizuese e gjenocidale ndaj Kosovës e shqiptarëve.

“Ky nuk mund të trajtohet si pushtet legjitim, dhe në fund të viteve 90’ta edhe bota u bind që nuk është pushtet legjitim por regjim kriminal. E tash Republika e Kosovës po e legjitimon pjesërisht atë okupat or kriminal. Prej Gjykatës Kushtetuese që nxjerrë aktgjykime legjitimuese për vendimet e Milosheviqit, e deri te Hashim Thaçi që e përshëndet këtë legjitimim të vendimeve të Milosheviqit”, thuhet në reagim.

Ymeri thekson se bartja e pronës së ndërmarrjeve “Iliria” dhe “Apiko” në pronësi të Manastirit të Deçanit është i padrejtë, shpronëson punëtorët e këtyre ndërmarrjeve, shkakton pabarazi në mesin e qytetarëve.

Rrjedhimisht, sipas tij, vendimi është i papranueshëm.

Etiketa: , ,
Të fundit