Presidenti s’ka të drejtë kushtetuese ta ftojë Kurtin


E premte, 27 Dhjetor 2019

PRISHTINË – LVV po e konteston edhe zyrtarisht ftesën e presidentit Hashim Thaçi për dhënie të mandatit për formimin e qeverisë.

Anëtari i LVV-së, Taulant Kryeziu, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Thaçi nuk ka të drejtë të thërras për mandatim, pa pasur një propozim nga ana e fituesit të zgjedhjeve.

“Këto nenet e përmendura në letrën e Presidentit, janë nene mbi bazën e të cilave Presidenti i Republikës cakton mandatarin, por ajo/ai në asnjë rast nuk mund ta caktojë mandatarin krye në vete, pa pasur një propozim nga ana e fituesit të zgjedhjeve. Pra ai nuk ka asnjë diskrecion mbi këtë çështje.

Presidenti po ashtu nuk ka asnjë baze kushtetuese që të imponojë një takim në mënyrë arbitrare. Kjo nënkupton që nga sot e tutje Presidenti nuk ka te drejtë më që të ftojë sërish partinë fituese, deri sa partia fituese vetë ta vlerëson kohën e përshtatshme për një takim. Presidenti duhet të pres përfaqësuesit e vullnetit të sovranit, jo anasjelltas”, ka shkruar Kryeziu.

Ndërkaq, Kurti gjatë ditës tha se do të analizojë nenet në të cilat është thirrur Thaçi.

Etiketa: , , , , ,