Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Presidenti sot dekoron me titullin “Hero i Kosovës” dëshmorin Xhemajli Berisha

Prizren Post | 11:19 - 06.04.2019

PRIZREN – Për nder të 30-vjetorit të rënies në altarin e lirisë, të Dëshmorit të Kombit, Xhemajli Berisha, nën patronatin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot mbahet akademi përkujtimore.

Me këtë rast, Presidenti i Kosovës do ta dekorojë dëshmorin Xhemajli Berisha me titullin “Hero i Kosovës”.

Akademia do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajl Berisha” në Prizren.


Etiketa:
Arivisti Company