Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Presidentja kroate kërkon kthimin e Sheshelit atje ku e ka vendin, në Hagë

Prizren Post | 17:18 - 18.01.2015

Zagreb – E sapozgjedhura presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, i ka dërguar letër sekretarit të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon-it, prej të cilit ka kërkuar që të kthej në Hagë, Vojisllav Sheshelin, dhe po ashtu të gjykohet për krimet, para se ai te vdesë, transmeton zeri.info.

“Lirimi i Sheshelit, minon qëllimin për të cilin është krijuar Këshilli i Sigurimit. Prandaj unë kërkoj nga ju që të merrni të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar që Vojisllav Sheshel të kthehet në Hagë, dhe të gjykohet për krimet para se ai të vdesë”, ka shkruar Kitaroviq në letrën e saj.

Ndryshe Sheshel është liruar më 12 nëntor, për siq është thënë shkaqe shëndetësore.


Etiketa:
Arivisti Company