Princi Charles krahason Putinin me Hitlerin


E premte, 23 Maj 2014

Londër – Në një vizitë në Kanada, trashëgimtari i fronit mbretëror të Britanisë së Madhe shprehu mendimin e tij për veprimet e Rusisë, gjatë takimit që pati me një të mbijetuar polak të luftës. Kjo deklaratë ka ngjallur pakënaqësi në Rusi, por nga ana tjetër ka marrë mbështetje të madhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ambasada ruse në Londër i cilësoi “ofenduese” fjalët e princit dhe kërkoi sqarime të mëtejshme lidhur me to.

Përmes një njoftimi për mediat, selia diplomatike shkruan: “Fjalët ofenduese të bëra nga princi Charles në Kanada do të jenë mes çështjeve që do të trajtohen. Ambasada i kërkoi Ministrisë së Jashtme sqarime që ditën e djeshme”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, zyra e shtypit e familjes mbretërore deklaroi se nuk ka asnjë koment për ato që ka thënë princi. Edhe kryeministri britanik David Cameron, i pyetur për fjalët ë princit, tha publikisht se nuk do të komentonte një bisedë private, pasi secili ka të drejtë të shprehë opinionin e tij personal.

Të fundit