Pritet largimi i Bylbyl Sokolit nga Ferizaji


E hënë, 25 Nëntor 2013

Ferizaj, 25 nëntor- Problemet në klubin e futbollit Ferizaj, po vazhdojnë ende. Pasi është shkarkuar (dorëhequr) nga posti i kryetarit të klubit Heset Maliqi Quza, duket se pas tij nga klubi do të largohet edhe trajneri i famshëm kosovar, Bylbyl Sokoli.

Në intervistën e dhënë për Supersport Kosova, para se të nis dueli derbi Llamkos Kosova – Ferizaj, i pyetur nga gazetari Arlind Sadiku, se a do të qëndrojë edhe në pranverë në stolin e ferizajasve, Sokoli u përgjigj në mënyrë interesante “nuk kam koment”, transmeton botasot.

Kjo lë për të dyshuar se e ardhmja e Bylbyl Sokolit, “nuk” do të jetë Ferizaj.

Etiketa: ,