Prizren: Kanosi përmes telefonit, policia reagon shpejtë


E enjte, 24 Shkurt 2022

PRIZREN – Një qytetar e informoi Policinë në Prizren, se më datën 02 shator 2021, kanosej përmes telefonit nga një person i dyshuar nga Republika e Shqipërisë.

Me datën 23.02.2022 në orën 08:45 të dyshuarit rastësisht takohen me vëllain e viktimës të cilin e kanosin. Reagimi policor ka qen i menjëhershëm, ku është arritur të ndalohet dhe të identifikohen të dyshuarit. Të njëjtit janë arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren.

Hetuesit gjatë intervistës kuptuan së të dyshuarit dhe viktima kishin një mosmarrëveshje të mëhershme dhe për këtë shkak e kishin kanosur viktimën me mesazhe telefonike.
Për këtë rast u ndaluan të dyshuarit:

A.S., i lindur në vitin 1992 m/sh/sh
J.S., i lindur në vitin 1996 m/sh/sh

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat 48 orësh, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Etiketa: , , , ,