Prizrenasit në mbështetje të fuqishme të Zafir Berishës


E diel, 27 Tetor 2013

Kandidati për kryetar i Bashkimit Demokratik për kryetar të Prizrenit Zafir Berisha i shoqëruar nga nënkryetarët e partisë Osman Hajdari, Mitat Karahoda dhe kandidati për kuvend Eroll Bego u takuan me qytetarët e lagjes qendrore të qytetit “Gani Qavderbasha”.

Zafir Berisha para qytetarëve foli për projektet e Bashkimit Demokratik që garantojnë një jetë më të mirë në qytetin e Prizrenit duke u fokusuar në mirëqenien sociale që duhet të krijohet për qytetarë si dhe përfaqësimin e vlerave politike të qytetit të Prizrenit, nder tjera tha se Prizreni nga të gjitha qeveritë e pasluftës është anashkaluar duke përdorur atë vetëm për vota, por jo edhe për ti dhënë hapësirë vlerave politike që kanë qytetarët e Prizrenit nëpër institucione. Bashkimi Demokratik me fuqizimin e sajë më 3 nëntor që do ta marrë prej qytetarëve do të avancoj kulturën politike në të ardhmen e afërt edhe në institucione qendrore, institucione që për fat të keq iu mungon kultura politike në qytetin e Prizrenit.

Osman Hajdari bartës i listës së Bashkimit Demokratik foli për vlerat qytetare dhe politike që ka lista prej 45 kandidatëve e BD-së, listë e cila përfaqëson Prizrenin siç është dhe që garanton se për Prizrenin do të vendoset në Prizren.

Mitat Karahoda nënkryetar i BD-së dhe kandidat për Kuvend së bashku me Eroll Begon kërkuan nga lagja e tyre që të jenë pjesë e ekipit të Bashkimit Demokratik si shpresë e vetme për të mbrojtur identitetin e qytetit të Prizrenit si dhe për të avancuar vlerat e qytetit tonë.