Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Prizreni është gati për “Ditën pa makina”

Prizren Post | 16:30 - 17.09.2018

Prizren – Komuna e Prizrenit të premten do të organizojë ditën pa makina në qytet, ku janë paraparë të mbyllen dy rrugë, në të cilat do të ketë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore.

Komuna njofton se këtë ditë një pjesë e aksit rrugor “Remzi Ademaj” dhe “Adem Jashari” do të jetë e bllokuar për automjete për tri orë, konkretisht nga ora 10:00 deri në orën 13:00 dhe pikërisht në këtë segment rrugor do të ketë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore.

Bëhet e ditur se gjatë kësaj kohe veturat duhet të shfrytëzojnë rrugë të tjera alternative (rr. “Faik Emrush” dhe “Fehmi Lladrovci”).

“Dita pa makina” organizohet për çdo vit në rreth 2000 qytete dhe 40 vende të ndryshme të botës.


Etiketa:
Arivisti Company