Prizreni votoi “Po” ndryshimeve kushtetuese


E diel, 16 Prill 2017

Prizren – Derisa jemi në minutat e fundit drejt daljes së rezultateve përfundimtare të referendumit në Turqi, janë bërë publike edhe rezultatet nga votimet në Kosovë.

Siç raporton Anadolu Agency, turqit e Kosovës i kanë thënë “Po” ndryshimeve kushtetuse në Turqi, me anë të së cilave do të vendoset edhe rendi i ri presidencial.

57,14% e turqve në Kosovë kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese, gjegjësisht 404 veta.
Kundër ndryshimeve kushtetuese kanë votuar 42,86%, gjegjësisht 303 veta.

Prizreni votoi 74,4% Po me 25,6% Jo ndeërsa në Prishtinë 45,5% Po me 54,5% Jo./PrizrenPost/