Probiotikët dhe parandalimi i infeksioneve këpurdhore


E premte, 25 Maj 2018

Çdo person ka një shumësi bakteresh në trup. Triliona baktere jetojnë në zorrët tuaja, ndërkaq shumica e tyre janë të dobishme.

Për shëndetin e sistemit të tretjes dhe forcimin e sistemit imunitar është e rëndësishme ruajtja e ekuilibrit të baktereve të mira.

Infeksionet këpurdhore mund të përhapen shumë shpejt, kur trupi e përjeton ndonjë shok, si marrja e antibiotikëve. Antibiotikët e vrasin shumicën e baktereve në trup, duke ia mundësuar infeksionit këpurdhor që të përhapet me shpejtësi.

Probiotikët janë efektivë në parandalimin e infeksioneve këpurdhore, duke rritur nivelet e baktereve të dobishme në trup dhe në këtë mënyrë duke e mbajtur një ekuilibër natyror.

Pse duhet të merren probiotikët për parandalimin e infeksioneve këpurdhore?

Probiotikët janë një shtesë e shkëlqyeshme në dietë, pa marrë parasysh nëse vuani nga infeksionet këpurdhore apo jo. Ata e lehtësojnë punën e sistemit të tretjes dhe e ruajnë ekuilibrin e florës së zorrëve në traktin digjestiv.

Konsumi i probiotikëve duhet të bëhet një shprehi e përditshme. Ne ju sjellim tre arsye se pse duhet të konsumoni probiotikë.

Forcojnë sistemin imunitar
Rregullojnë aciditetin në zorrë
Sigurojnë supremaci kundrejt infeksioneve këpurdhore

Burimet më të mira të probiotikëve

Jogurti. – Shumica e llojeve të jogurtit kanë aktivitet probiotik, por disa janë më efektivë se të tjerët. Jogurtët që deklarohen si probiotikë janë më të mirët. Shmangni jogurtet që deklarohen si probiotikë, por që nuk i kanë të cekura llojet e baktereve në përbërjen e tyre.

Kefiri. – Kefiri është qumësht i fermentuar. Ju mund të bëni edhe vetë kefir. Vetëm ju duhen këpurdha për kefir. Lajmi i mirë është se këpurdhat për kefir mund t’i përdorni disa herë dhe çdo herë pas përgatitjes së kefirit do ta keni një sasi më të madhe të këpurdhave.

Lakra turshi. – Lakra turshi është e mbushur me probiotikë dhe ka efekt të shkëlqyeshëm në shëndetin. Lakrën turshi mund ta bëni vetë. Imtësojeni atë, vendoseni në një enë të madhe, hidhni kripë dhe mbulojeni me një kapak prej druri. Atëherë do të fillojë procesi i fermentimit, ndërsa lakra juaj do të jetë e gatshme për konsum brenda disa javësh.

Etiketa: