Protesta masive në Shkup


E enjte, 21 Prill 2016

Shkup – Për të disatën ditë radhazi, në Shkup po zhvillohen protesta kundër qeverisë.

Qytetarët dolën në rrugë pas vendimit të Presidentit të vendit, Gjorgje Ivanov për të falur të gjithë politikanët që ishin në proces hetimor nga Prokuroria Speciale.

Protestuesit bëjnë thirrje revolucion, duke theksuar se huliganët nuk janë në mesin e tyre. Protesta nisi përpara zyrës së Bashkimit Evropian në Shkup për të vijuar më pas me ndërtesat qeveritare.

Etiketa: ,