E shtunë, 14 Mars 2026

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sot, më 14 mars 2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në pikën kufitare Jarinjë, në territorin e Serbia, e cila do të shkaktojë bllokim të rrugës për dy orë.
Protesta do të zhvillohet nga ora 16:00 deri në orën 18:00.
Në lidhje me këtë, QKMK apelon te qytetarët dhe shoferët që të shmangin qarkullimin në këtë pikë kufitare dhe të përdorin PKK të tjera për kalimin e kufirit.
Për informata të mëtejshme, QKMK ka bërë të ditur se qytetarët mund të kontaktojnë në numrat:
Autoritetet paralajmërojnë se zbatimi i këshillave do të ndihmojë në shmangien e bllokimeve dhe vonesave gjatë qarkullimit kufitar. /
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
