Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Protestuesit në Francë ndërtojnë mur për t’i ndalë emigrantët (Foto)

Prizren Post | 11:44 - 25.07.2017

Dhjetëra protestues në qytetin Semeac e ngrenë murin 1.8 metra të lartë dhe 18 të gjatë përreth hotelit “Formule 1”.

Banorët e këtij qyteti kanë thënë se autoritetet vendore kanë dështuar të diskutojnë me banorët rreth planit për strehimin e deri në 85 emigrantëve në këtë ndërtesë.

Autoritetet ende nuk janë kundërpërgjigjur ndaj ndërtimit të murit.

Protestuesit punuan në orët e vona të natës për ta ndërtuar murin.

“Nuk jemi kundër pranimit të emigrantëve. Por qytetarët duhet të merren parasysh,” ka thënë Laurent Teizeira, përfaqësues i banorëve, shkruan AFP.

Ata kanë paralajmëruar se qyteti i vogël – me një popullatë prej 5.500 njerëz – nuk do të jetë në gjendje të përballet me emigrantët, transmeton Express. 


Etiketa:
Arivisti Company