Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Pse disa komandantë po e vonojnë verifikimin?

Prizren Post | 08:52 - 01.04.2015

Prishtinë – Përfaqësuesi i Komisionit qeveritar për verifikimin e veteranëve të UÇK-së, Xhavit Jashari ka bërë thirrje të mos prolongohet procesi i verifikimit, në të kundërtën veteranët e UÇK-së nuk do të rrinë duarkryq.

Ai në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka thënë se vonesat janë duke ndodhur për shkak të neglizhencës së disa komandantëve dhe vartësve të tyre.

Jashari ka thënë se Komisioni është i vetëdijshëm për punën që është duke e kryer dhe askujt nuk do t’i bëhet e padrejtë.

Sipas tij, nuk ka rrezik që ky proces të dështojë dhe beson se listat do të jenë të pranueshme nga të gjithë.


Etiketa:
Arivisti Company