Pse po kërkohet shkarkimi i bordit dhe menaxhmentit të KEK-ut?

OAK kërkoi nga Qeveria të emërojë Bord të ri profesional ne KEK dhe jo politik, si dhe të shkarkohet urgjentisht menaxhmenti aktual si fajtori kryesor për këtë kolaps energjetik, transmeton Koha.net.

Hamdi Malushaj anëtar i Bordit të OAK-s tha se kolapsi energjetik ka nisur më herët institucionalisht duke falimentuar sektorin energjetik

Sipas tij, Kosova do të humbasë mbi 2 miliardë euro nga kolapsi energjetik. Drejtori ekzekutiv i OAK Ismet Mulaj tha se adresa kryesore e zgjidhjes së këtij kolapsi është Qeveria.

Mulaj tha se OAK i bënë thirrje Prokurorisë që menjëherë të fillojë hetimet për keqpërdorimet e përfolura shumë në KEK.

Etiketa: , ,

Leave a Reply