PSG-ja kampion për herë të katërt radhazi


E diel, 13 Mars 2016

Paris – Klubi Paris Saint Germain (PSG) duke fituar ndaj ekipin Troyes me një rezultat prej 9-0 në Ligën e parë futbollistike të Francës (Ligue 1) u shpall kampion 8 javë para përfundimit të ligës, raporton Anadolu Agency (AA).

PSG ishte mysafir i ekipit të fundit të ligës franceze, Troyes-it në javën e 30-të. Golat e PSG i shënuan: Cavani (13,74), Pastore (17), Rabiot (19), Ibrahimovic (46,52,46,88) dhe Saunier autogol (58).

PSG me këto pikë, arriti që të largohet 25 pikë ekipit më të afërt në rendin e dytë Monaco-s dhe u shpall kampion për të katërtën herë radhazi. Ndërsa ekipi me më shumë kampionate në ligën e parë franceze me 10 kampionate është Saint Etienne.

Etiketa: ,