E hënë, 10 Korrik 2017
Nga shpërthimi temperatura arriti në 4 000 gradë Celsius. Dhjetëra mijëra njerëz u asgjesuan. Numri i përgjithshëm i viktimave arriti në 140,000 mijë. Tre ditë pas Hiroshimës, një bombë e dytë atomike goditi Nagasakin.
Ne të gjithë i kemi parë imazhet e shkatërrimit. Qyteti i djegur, njerëzit që mbijetuan.72 vite nga hedhja e bombës atomike në Hiroshima, në Muzeun e Paqes është publikuar një video që tregon qytetin para bombardimit. Ky është një film i restauruar digjital dhe përshkruan një ditë normale në qytetin e bukur të Hiroshimës në vitet e paqes, dhjetë vjet para Luftës së Dytë Botërore.
[youtube 1BpKKvgwzQM]
Materiali i përket vitit 1936 dhe në video tre minutëshe duken pemë të lulëzuara qershie në qendër të qytetit, me gratë me kimono të kalojnë rrugën, makina dhe tramvaje që lëvizin me ritmet e një qyteti të gjallë.Sipas Japoni Times, videoja e mrekullueshme është “regjistruar” nga Kaëasaki Genjiro dhe kaloi shumën prej 7944 dollarësh për t’u restauruar.
Etiketa: Amerika, bomba atomike, hiroshima, japoni