19°C
Prizren

Puçin në Turqi e udhëhoqi komandanti i SHBA-ve John F. Campbell

Prizren Post | 11:50 - 25.07.2016

Po deshifrohet një pikë kyçe në lidhje me ngarjet e 15 korrikut në Turqi.

Mediumi turk Yeni Şafak ka arritur të zbulojë burime të rëndësishme ushtarake në lidhje me grusht shtetin e dështuar. Burimi anonim që foli për këtë medium tha që ky grusht shtet është organizuar nga komandanti i ISAF, gjenerali John F. Campbell dhe që u ndihmua financiarisht nga përfaqësia e Bankës UBA në Nigeri përmes CIA-së, transmeton Prizren Post.

I njejti burim ka bërë me dije edhe për kanalet e komunikimit që janë përdorur gjatë procesit të grusht shtetit.

Po të ishte i suksesshëm puçi, Turqinë do ta merrnin në dorë të majtët

Para tentimit për grusht shtet gjenerali John F. Campbell e kishte vizituar fshehurazi 2 herë Turqinë, ishte në Erzurum dhe në Adana në bazën Incirlik kishte bërë bisedime të vazhdueshme.
Sipas burimeve ushtarake, të gjithë procesin e edukimit të oficerëve e kishte bërë gjenerali amerikan Campbell.

Prej vitit 2014 e deri para se të dilte në pension në muajin maj të këtij viti kishte marrë pjesë në udhëheqjen e Misionit Ndërkombëtar Ushtarak në Afghanistan (ISAF). Që puçi të kishte sukses ai përsëri erdhi në Turqi duke siguruar burime financiare përmes CIA-së nga banka UBA e Nigerisë.

Paratë e ardhura nga banka UBA i shkonin juntës

Banka United Bank of Africa (UBA) me qendër në Nigeri ishte bazë 6 mujore e transferimt të parave për procesin e 15 korrikut. Transferimi i parave nga Nigeria në Turqi është bërë përmes një ekipi të formar nga CIA. Për t`ia mbushur mendjen juntës që të bënin puç u transferuan shuma të mëdha të parave. Paratë e dërguara në Turqi, u shpërndanë në 80 llogari të ndryshme personale bankare. Ekipi i formuar nga CIA u kujdes që paratë të shkonin në adresën e fundit, t`i dorëzonin dorë më dorë tek pjesëtarët e juntës. Në lindje dhe juglindje u bë përmes emrave të njohur, ndërsa në brendësi dhe në perëndim të Anadollut u bë përmes pjesëtarëve të çetës Guleniste./Prizren Post/


Arivisti Company