Pushteti po uzurpon çdo gjë


E mërkurë, 28 Maj 2014

Prishtinë – NISMA për Kosovën ka mbajtur takim me qytetarët e lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Kryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, qytetarëve prishtinas u tha se vendi ynë ka degraduar në përmasa të mëdha, pushteti po uzorpon çdo gjë, edhe mendimin edhe orientimin po tenton të ua kontrolloj qytetarëve.

Limaj tha se Kosova nuk vuan për ligje, doktorë, bujqësi, por sipas tij, vuan për mungesën e menaxhimit të duhur të këtyre fushave dhe shumë tjerave, dhe kjo ndodh për faktin se në këtë vend, njerëzit nuk lejohen të punojnë dhe ushtrojnë përgjegjësinë e tyre. /Telegrafi/

Etiketa: , ,