Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Putin i kërkon Trumpit të reduktojë personelin në Rusi

Prizren Post | 22:01 - 28.07.2017

Rusia i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të reduktojnë personelin në vend dhe të largohet nga dy ndërtesat që përdorë në Moskë. Vendimi vjen pas miratimit nga ana e senatit amerikan të sanksioneve të reja ndaj Moskës.

‘Miratimi i ligjit të ri për sanksione ndaj vendit tonë, tregon shumë qartë se marrëdhëniet me Rusinë janë bërë armiqësore në kuadër të tensioneve të brendshme politike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës’. Ka qenë ky reagimi i menjëhershëm i ministrisë së jashtme ruse pas miratimit nga ana e senatit amerikan të sanksioneve të reja ndaj Moskës.

Por Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë asnjë deklaratë të saktë për sa i përket faktit nëse presidenti Trump do i firmosë këto sanksione të reja, në një kohë që fushata e tij elektorale për zgjedhjet presidenciale, është ende nën hetim për lidhje të dyshimta me Moskën.

Rusia gjithashtu ka kërkuar një reduktim të ndjeshëm të diplomatëve amerikanë në vend si dhe lirimin e dy ndërtesave që përdoren nga ata në Moskë.

Zëdhënësi i presidentit rus Putin, Dimitri Peskov deklaroi se kreu i Kremlinit nuk po pret për një reagim të Trump pasi mënyra e votimit në senat pro sanksioneve, është shumë domethënëse dhe në fakt është dhe përfundimtare, sipas tij.

ambasadori amerikan në Moskë John F. Tefft shprehu kundërshtimin e tij ndaj këtij vendimi të palës ruse duke shtuar se ishte në pritje të një urdhri nga ana e Uashingtonit për atë që pritet të ndodhë. Ministria e jashtme ruse bëri të ditur se Uashingtoni ka kohë deri në 1 shtator që të reduktojë në 455 numrin e personelit diplomatik dhe teknik në vend.

Presidenti amerikan Trump tashmë është në një pozicion të vështirë, pasi nëse do të firmoste pro sanksioneve do të reduktonte pushtetin e tij, por duke e refuzuar me anë të vetos, do të shtonte kritikat se po mbron Rusinë në një moment që sanksionet u miratuan nga kongresi dhe senati amerikan me vetëm dy vota kundër.


Etiketa:
Arivisti Company