Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Putin, ligj të ashpër me gjobë dhe burg, për këdo që flet për homoseksualët

Prizren Post | 13:05 - 15.05.2016

Moskë – Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka hartuar një lloj ligji, i cili ndëshkon thuajse të gjitha aktet e propagandës gay, në prani të të miturve, ligj i cili është cilësuar diskriminues në raport me të drejtat e njeriut.

Në bazë të ligjit ndalohet propaganda e raporteve seksuale jo tradicionale para të miturve. Çdo lloj bisede e kësaj natyre dënohet me gjobë, e cila shkon nga 4 mijë në 5 mijë rubla, ose thënë ndryshe 100-125 euro. Të huajt janë edhe më të prekur nga kjo gjobë, e cila shkon deri në 100 mijë rubla dhe mund të futen në burg për 15 ditë, duke u përjashtuar nga Rusia më tej./noa.al/


Etiketa:
Arivisti Company