Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Putin: Nëse është e nevojshme të gjithë arsenalin e përdorim në Siri

Prizren Post | 16:46 - 19.12.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Moskë – Forcat e armatosura ruse nuk i kanë përdorur të gjitha kapacitetet e tyre në Siri dhe ka mundësi që të përdorin më shumë mjete ushtarake nëse është e nevojshme.

Sipas mediave ruse, kështu ka thënë presidenti Vladimir Putin gjatë ditës së shtunë teksa e ka mbajtur një fjalim, njofton Radio Europa e Lirë.

“Ne e shohim se sa në mënyrë efikase pilotët tanë dhe agjentët e inteligjencës i koordinojnë përpjekjet e tyre me lloje të ndryshme të forcave, forcat tokësore, detare dhe të aviacionit. Ne i shohim ata se si i përdorin armët më moderne”, ka thënë Putin.

“Dua të them se këto nuk janë kapacitetet e vetme që ne i kemi. Ne kemi më shumë kapacitete ushtarake dhe nëse është nevoja, ne do ta përdorim”, ka thënë Putin.


Etiketa:

Bëni një koment

Arivisti Company