Nuk komentoj muhabetet e grave!


E enjte, 5 Qershor 2014

Moskë – Presidenti rus, Vladimir Putin nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e mëhershme të ish sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, e cila kishte krahasuar sjelljet e tij në Ukrainë, sikurse ato të Adolf Hitlerit në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar.

“Është më mirë për të mos u argumentuar me gratë”, ka thënë Putin, në një intervistë për televizionin francez, duke shtuar se “Zonja Klinton nuk ka qenë kurrë shumë e këndshëm në deklaratat e saj”.

Me të arritur në Francë, para nisjes së ceremonive që shënojnë 70 vjetorin e zbarkimit të forcave aleate në Normandi, gjatë Luftës së Dytë Botërore, është bërë e ditur se presidenti rus nuk do të shmang takimet me askënd që merr pjesë në këtë ceremoni, përfshi edhe presidentin amerikan, Barack Obama.

Këshilltari për politikë të jashtme i Putinit, Yuri Ushakov, ka thënë se sot presidenti rus do të takohet me homologun e tij francez, për të diskutuar disa çështje, duke përfshirë edhe situatën në Ukrainë.

Ushakov ka thënë se Putin do të ketë takime të ndara në të njëjtin vend edhe me kryeministrin britanik, David Cameron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Mirëpo, gjatë një intervistes së dhënë televizionit franceze, Putin ka thënë se nuk do t’i shmanget takimit me asnjë prej liderëve që do të marrin pjesë në Normandi, përfshirë edhe presidentin amerikan, edhe presidentin e sapozgjedhur ukrainas, Petro Poroshenko.
Kjo është vizita e parë e Putinit në një vend perëndimor prej aneksimit të Krimesë që i bëri Rusia.

Tensionet midis Perëndimit dhe Moskës janë shtuar pasi përveç aneksimit të Krimesë në muajin mars, Rusia me mbështetjen që po u jep separatist rusë, vazhdon të nxisë shkëputjen e dy krahinave tjera në Ukrainë, të cilat kanë popullatë të përzier.

Vendosja e sanksioneve të deritashme ndaj Rusisë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, sipas analistëve perëndimorë nuk janë të mjaftueshme për të penguar destabilitetin e Ukrainës dhe sigurinë e gjerë në Evropën Lindore./zhurnal/

Etiketa:
Të fundit