E premte, 24 Tetor 2014
Presidenti rus, Vladimir Putin, akuzoi SHBA-në për rrezikun e sigurisë globale, “duke vendosur një diktat të njëanshëm në pjesën tjetër të botës dhe duke zhvendosur fajin për krizën në Ukrainë mbi Perëndimin”.
Në një fjalim të ashpër prej 40 minutash kundër Perëndimit, Putin mohoi që po përpiqet të rindërtojë perandorinë sovjetike, në kurriz të fqinjëve të Rusisë.
“Ne nuk e kemi filluar këtë. Uashingtoni po përpiqet të rindërtojë botën sipas interesave të tij. Deklaratat se Rusia po përpiqet për të rivendosur një lloj perandorie, që cenon sovranitetin e fqinjëve të saj, janë të pabaza”, tha Putin.
Duke renditur një sërë konfliktesh në të cilat Putin fajësoi SHBA-në për veprimet, përfshirë Libinë, Sirinë dhe Irakun, Presidenti rus pyeti nëse politikat e Uashingtonit kanë forcuar paqen dhe demokracinë.
“Jo, diktat e njëanshme dhe skemat imponuese për të tjerët, kanë pikërisht efekt të kundërt”, tha kreu i shtetit rus.
Fjalimi i Putin, ishte një nga më armiqësorët kundër Perëndimit, për t’u treguar votuesve rusë se ai do t’i kundërshtojë idetë e Uashingtonit dhe do të mbrojë interesat e tyre./shekulli/