Putini i drejtohet popullit amerikan


E enjte, 12 Shtator 2013

New York, 12 shtator – Presidenti rus, Vladimir Putin ju ka drejtuar popullit amerikan përmes një editoriali të botuar në gazetën “New York Times”, duke e kundërshtuar sulmin ndaj Sirisë dhe në të njëjtën kohë duke vazhduar ta mbrojë presidentin sirian, Bashar al Assad.

Ai ka thënë se janë kryengritësit sirianë ata që janë fajtor për sulmin me armë kimike e jo qeveria e Sirisë. Presidenti rus gjithashtu ka vazhduar të kundërshtojë një intervenim ushtarak pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i cili po ndodhi: “do rezultonte në më shumë viktima të pafajshme dhe eskalim, potencialisht duke e përhapur konfliktin përtej kufijve të Sirisë”.

Paralajmërimi i Putinit ka shkuar edhe më tej duke e kritikuar në përgjithësi politikën e jashtme amerikane pas sulmeve të 11 shtatorit në vitin 2001. Ai e ka akuzuar Amerikën se e ndjek një politikë të jashtme përmes “forcës shtazarake” e cila sipas tij ka dështuar në Irak, Afganistan dhe Libi.

Etiketa: , ,
Të fundit