Qeleshet dhe shallat, dekori ndaj Serbisë


E mërkurë, 30 Shtator 2015

qeleshet-dhe-shallat-dekori-ndaj-serbis-euml_hd

Kompania Digitalb, sponsori premium i Kombëtares sonë kuqezi, ka menduar edhe kësaj here për koreografinë e ndeshjes së 8 tetorit ndaj Serbisë.
Shallat kuqezi, qeleshet e bardha me shqiponjë dhe nga një flamur kombëtar do të jenë dekori, i cili do të ngjyrosë “Elbasan Arenën”, raporton “Panorama Sport”.

Duke qenë se pjesa më e madhe nuk do të jenë pjesë e grupimeve të tifozëve në ndeshjen ndaj Serbisë, kompania Digitalb ka menduar të përgatisë dhe të shpërndajë12 mijë shalle kuqezi, qeleshe të bardhe dhe një flamurt të vogël kombëtar, për çdo të pranishëm, çka do të krijojë një koreografi njësuar të stadiumit “Elbasan Arena”.

Edhe në ndeshje të tjera Digitalb ka shpërndarë për tifozët e kombëtares qeleshet e bardha. Por në ndeshjen e 8 tetorit, Shqipëri-Serbi, mjaft e rëndësishme për Kombëtaren tonë, që synojnë ta fitojnë këtë takim i cili thuajse i hap dyert e Francës, sponsori general i saj ka menduar që festën në “Elbasan Arena” ta zbukurojë edhe me shallet kuqezi dhe me nga një flamur kombëtar.