Qendra e skive Erciyes në Turqi do të bëhet më e njohur se Alpet


E diel, 24 Prill 2016

Maja e malit që gërvisht retë, 3 mijë e 917 metra lartësi, dëbora që nuk shkrin kurrë, e bëjnë Erciyesin një nga simbolet më të rëndësishme të rajonit. Në kuadër të Projektit të Qendrës së Sporteve të Dimrit dhe Turizmit të Erciyes-it, investimi prej 200 milion eurosh e ka kthyer këtë vend në një nga qendrat më të rëndësishme të skive në botë.

Në Erciyes kishte 5 komplekse mekanike që ishin vjetërsuar dhe e kishin humbur kapacitetin e tyre. Me investimin e ri, u ndërtuan 18 komplekse të reja mekanike të teknologjisë së fundit me sigurinë e nivelit maksimal.

Me anë të këtij investimi, komplekset që ishin kufizuar me 7 mijë e 370 metra, tani kanë një kapacitet trefish me 21 mijë e 300 metra.

Etiketa: ,