Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Qendra historike e Gjirokastrës e bllokuar

Prizren Post | 13:24 - 20.04.2015

Gjirokastër – Turistë të shumtë po vizitojnë Gjirokastrën gjatë këtyre ditëve, por ata ndeshen me problematikën e krijuar si pasojë e qarkullimit të mjeteve në qendrën historike.

Turistët nuk mund të shijojnë bukuritë që të servir kjo zonë me njësitë e prodhimit dhe shitjes së suvenireve, punimeve artizanale, qafës së pazarit apo objektet karakteristike tregtarët pohojnë se duhet të gjendet një zgjidhje për të kufizuar në një orar qarkullimin e mjeteve në këtë pjesë të cilat shpesh kanë rrezikuar edhe jetën e turistëve.

Ky shqetësim është bërë prezent disa herë edhe gjatë mbledhjeve të Këshillit Bashkiak nga bizneset që ushtrojnë aktivitet në këtë zone.


Arivisti Company