Qeveria afgane deklaron armëpushim me talebanët


E enjte, 7 Qershor 2018

Kabul – Në një zhvillim historik, qeveria afgane ka njoftuar armëpushim të njëanshëm me talebanët nga dita e 27-të e muajit të Ramazanit (12 qershor) deri në ditën e pestë të festës muslimane të Fitër Bajramit, transmeton Anadolu Agency.

Në një njoftim televiziv, presidenti afgan, Mohammad Ashraf Ghani, tha se Forcat Afgane të Mbrojtjes dhe Sigurisë (ANDSF) do të ndalonin vetëm manovrat sulmuese kundër talebanëve të armatosur dhe do të vazhdonin të shënjestrojnë DEASH-in dhe organizatat terroriste të mbështetura nga jashtë, përfshirë edhe bashkëpunëtorët e tyre.

Ghani vuri në dukje se armëpushimi ishte një mundësi për militantët talebanë që të kuptonin se fushata e tyre e dhunshme nuk po i fitonin zemrat dhe mendjet e tyre, por ishte duke larguar popullin afgan shkaku i tyre.

“Ne gjithashtu e mirëpresim fatwa-n e paprecedent (dekret fetar) që vetëm shteti mund ta deklarojë xhihadin duke bërë fushatë të dhunshme nga ndonjë grup tjetër përveç një lute të shenjtë”, tha Ghani duke iu referuar vendimit të lëshuar nga një grup prej mbi 3 mijë studiuesve fetarë afganë kundër terrorizmit.

Të hënën, mbledhja e paprecedent e dijetarëve afganë kishte nxjerrë një dekret fetar që denonconte sulmet në vend.

“Sulmet vetëvrasëse, shpërthimet që vrasin njerëz, sjellja i ndarjeve, kryengritja, lloje të ndryshme të korrupsionit, grabitja, rrëmbimi dhe çdo lloj tjetër dhune llogariten si mëkate të mëdha në Islam dhe janë kundër rendit të Allahut të Plotfuqishëm”, tha dekreti.

Dijetarët gjithashtu përsëritën thirrjen e tyre për talebanët për të shmangur dhunën dhe për t’u bashkuar me procesin e paqes në Afganistan.

Deri në 14 persona u vranë në një sulm vetëvrasës afër mbledhjes, përderisa dijetarët po largoheshin në shtëpi.

Talebanët kishin lëshuar një sqarim duke mohuar ndonjë përfshirje në këtë sulm. Megjithatë, në të kaluarën, militantët i kanë quajtur studiues fetarë pro-qeveritarë të tillë si “kukulla”.

Që nga rënia e talebanëve në vitin 2001, shumë krerë të provincave të Këshillit Kombëtar pro-qeveritar të Ulama-s (dijetarë apo klerikë fetarë) dhe figura të tjera fetare pro-qeveritare janë vrarë në Afganistan.

Talebanët ende nuk i janë përgjigjur këtij njoftimi të armëpushimit.

Etiketa: ,