Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Qeveria e Kosovës i bën thirrje Gjermanisë që të kthejë azilkërkuesit shqiptarë

Prizren Post | 16:23 - 11.02.2015

Prishtinë – Qeveria kosovare i ka kërkuar autoriteteve gjermane që të rikthejnë në Kosovë të gjithë shtetasit e saj që kanë kërkuar azil ekonomik atje.

Lajmin e njoftoi sekretari i landit të Bavarisë, Marcel Huber, sipas së cilit qeveria kosovare i është lutur autoriteteve të këtij landi që të rikthejë pas të gjithë azilkërkuesit.

Sipas gazetës gjermane “Die Welt”, vetëm të hënën e kaluar në Bavari mbërritën mbi 1000 azilkërkues, 800 prej të cilëve nga Kosova.

Vetëm brenda shkurtit në këtë njësi federative kanë hyrë 2400 azilkërkues dhe 1500 prej tyre janë shqiptarë nga Kosova.

Mediat vendase shkruajnë se landi i Bavarisë u ka kërkuar landeve të tjera dhe shteteve të BE-së që të ndërmarrin masa për të ndaluar emigrimin masiv të shqiptarëve nga Kosova drejt perëndimit dhe kryesisht Gjermanisë.

Përmes Këshillit federativ, Bavaria synon që Kosova dhe Shqipëria të shpallën shtete të sigurta, më qëllim që të përshpejtohen procedurat për kthimin e azilkërkuesve në vendet e tyre.


Etiketa:
Arivisti Company