Qeveria e re mund të formohet pa Listën Serbe


E enjte, 24 Tetor 2019

PRISHTINE – Në Qeverinë Kurti, e cila pritet të formohet pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, Lista Serbe siç duket nuk do të ketë vend. Kjo pasi që, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka premtuar se në Qeverinë që ai do ta formojë do të jetë pa Listën Serbe, dhe se Qeveria do të formohet me serbët të cilët e pranojnë realitetin e Kosovës.

Premtimi i Kurtit është i realizueshëm, sipas njohësit të Kushtetutës, Mazllum Baraliu. Për Telegrafin ai tha se të gjitha ata që kanë menduar se pa Listën Serbe nuk mund të formohet Qeveria, kanë gabuar.

“Mundet të formohet Qeveria pa Listën Serbe, neni 96 i Kushtetutës e parasheh që nëse qeveria ka 12 ministri, një ministër duhet të jetë nga radhët e komunitetit serb, dhe një ministër tjetër nga radhët e komuniteteve jo shumicë. Për ta emëruar atë mundet ai që e formon Qeverinë. Mundet nga Lista Serbe, pra duhet t’i pyesë ata që ta propozojnë dikë, ose mandatari duhet ta propozojë dikë dhe ata pastaj nëse e votojnë dhe duan me qenë njeriu i tyre në Qeveri mirë, nëse jo mandatari ka të drejtë ta propozojë dikë nga komuniteti serb po që as nuk është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe as nuk i përket Listës Serbe. Por, përsëri është i detyruar ta kërkojë mendimin e Listës Serbe, nëse ata nuk kanë ndonjë mendim pozitiv për atë person, atëherë qeveria mund te vendos se kush do të jetë përfaqësues i komuniteti serb”, ka shpjeguar Mazllum Baraliu.

Etiketa: , , , , , ,

Leave a Reply